Vendimi përfundimtar i BE-së në maj, të gjitha opsionet janë të hapura

Vendimi përfundimtar i BE-së në maj, të gjitha opsionet janë të hapura

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit bilateral me presidentin francez Emanuel Macron dje në margjinat e Forumit paqësor në Paris, ka porositur se pajtohet me reforma të metodologjisë për negociatat paraqasëse siç kërkon Parisi.

Kjo është një nga porositë që dje presidenti i Maqedonisë së Veriut ia përcolli Emanuel Macronit.

Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin fundit Evropian duke u thirrur në nevojën të ndryshohet metodologjia e negociatave, ajo të bëhet reverzibile dhe më pak burokratike.

“Le ta ndryshojnë si të duan, ne qëndrojmë pas parimit të reverzibilitetit. Madje në një moment i tash se edhe si anëtare e plotfuqishme kur do të ishte, të na përjashtoni nga anëtarësimi në BE, lirisht bëjeni këtë, nuk kam interes unë të jem atje anëtare dhe të mos jem demokraci”, deklaroi Pendarovski për mediumet pas takimit me Macronin.

Sipas Pendarovskit, Franca tani më ka parashtruar propozim joformal (non-pejper) deri tek vendet anëtare të BE-së për reformën e metodologjisë së negociatave aderuese për anëtarësim, reformë të cilën Macroni e kërkon para se të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ata kanë propozuar ‘non-pejper’ deri tek vendet anëtare para një jave dhe presin që në një ose dy muajt e ardhshëm, të përfundojë gjithçka me komente nga vendet tjera anëtare, amendamente eventuale. Në parim ai mendon se metodologjia më së voni duhet të miratohet deri në muajin mars”, deklaroi Stevo Pendarovski pas takimit me shefin e shtetit francez.

Pendarovski thotë se Makroni i ka thënë se do të mund të pritet vendim përfundimtar për hapjen e negociatave në muajin maj në Samitin në Zagreb, por nuk i ka dhënë garanci se ai vendim do të jetë pozitiv.

“Të gjitha opsionet janë të hapura me atë që Macroni në takim drejtpërdrejtë tha se shtyrja është pasi që BE-së i duhet më shumë kohë. Ai më tha ‘angazhimi im i vjetër është thellimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë, e di se mund të shkojnë paralelisht, ju tani dëshironi vetëm hapje, këtë e kam të qartë’, i ka thënë Macroni, Pendarovskit dhe në një asnjë moment nuk i ka përmendur reforma shtesë, as ligj për prokurori si kush për hapje të negociatave.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.