Policia turke sërish ka arrestuar shkrimtarin Ahmet Altan

Policia turke sërish ka arrestuar Ahmet Altan,. Një nga shkrimtarët më të njohurn turk të ditëve të sotme, pasi para 8 ditëve ishte liruar nga burgu ku kishte qëndruar 3 vite.

Gjykata për vepra të rënda në Stamboll solli vendim për burgosjen e Altan, nën dyshimin për ikje, Altan më herët ishte dënuar më 10.6 vite  dënim me burg për inicimin e grusht shtetit. Qeveria turke e akuzon Altanin për ndihmën gjoja se i ka dhënë lëvzijes Gylen, , të cilën e karakterizon si “organizatë terroriste.

Avokati i Altan, Figen Çalikushu deklaroi se ka kundërshtuar arrestimin dhe burgosjen e sërishme të tij dhe ka parashtruar ankesë në këtë drejtim. Ai theksoi se kjo sjellje ndaj Altan është e padrejtë dhe se është në kundërshtim me  ligjet.

Pra Altan menjëherë pas lirimit javën e  shkuar në një kolumnë përkujtoi torturat e qeverisë turke,  njerëzit e pafajshëm dhe të burgosur padrejtësisht dhe vendimet jo ligjore të gjykatës.

Please publish modules in offcanvas position.