Prej nesër janë të obligueshme pajisjet dimërore në automjete

Prej nesër, 15 nëntor, fillon obligimi për mbajtjen e domosdoshme të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm,  përkujton  Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit  Rrugor (KRSKRR)  dhe u bëri thirrje shoferëve që të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor.

“Përdorimi i pajisjes përkatëse dimërore në një masë të madhe kontribuon për trafik të sigurt në kushte dimërore në rrugë. Në pajtim me këtë, secili shofer duhet të përdorë pajisje përkatëse dimërore para së gjithash për shkak të mbrojtjes personale, zhvillim të sigurt të trafikut dhe mbërritje të sigurt në destinacioni e dëshiruar.  Pneumatikë dimërorë janë ata pneumatikë të cilët në njërën anë kanë shenjën: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe shenjën e fjollës së borës në mal të stilizuar me tre maja”, porosisin nga KRSKRR.

Gomat e dimrit, theksojnë, janë të përshtatshme dhe të sigurta për të gjitha temperaturat nën shtatë (7) gradë Celsius.

“Në kushte të temperaturave të ulëta gomat e verës forcohen, marrin karakteristikë  të plastikës dhe e humbin kontaktin me shtresën, derisa gomat e dimrit janë përgatitur nga materiali i tillë i cili në kushte të temperaturave të ulëta është i butë dhe siguron kontakt të qëndrueshëm me shtresën dhe drejtim dhe frenim të qëndrueshëm të automjetit. Krahas kësaj,  gomat e dimrit kanë një disenj të tillë me thellësi të relievit që mundëson nxjerrje më të lehtë të ujit dhe dëborës, ndërsa me këtë mundësohet edhe qëndrueshmëri dhe kontroll më të madh në procesin e drejtimit dhe frenimit të automjetit ” thonë nga KRSKRR-ja.

Please publish modules in offcanvas position.