Kiracovski: Do të dorëzojmë propozim-ligj për mos vjetërsimin e veprave penale të kryera nga politikanët

Pas vjetërsimit të veprës penale në rastin “Trajektorja” për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, deputeti Aleksandar Kiracovski do të dorëzojë propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera nga zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk do të skadojnë.

Një gjë të tillë ai e ka bërë publike nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Shpëtimi i Nikolla Gruevskit nga ndjekja penale në rastin ‘Trajektorja’ është situata e cila nuk duhet të lejohet të lëshohet nga shikimi, duhet të parashikohet dhe të parandalohet, veçanërisht nëse merret parasysh gjyqësori skajshmërisht i korruptuar (me përjashtime), të jetë e gatshme në shërbim të ish kuadrit politik në sistemin gjyqësor”.

“Ikja në Hungari dhe vjetërsimi i kësaj vepre, për shkak të skadimit të afatit 6 vjeçar, pa vendim të plotfuqishëm, nga opinioni lexohen si shpëtim të simbolit të nëntokës kriminale politike në kohën e qeverisjes së tij, Nikolla Gruevski. Pikërisht për këtë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë tonë, dorëzoj propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk do të skadojnë”, ka shkruar Kiracovski.

Please publish modules in offcanvas position.