Zaev: Greqia do të ndihmojë të marrim datë për negociata me BE-në

Greqia do të ndihmojë të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa zbatimi i Marrëveshjes së Prespës do të shkojë sipas dinamikës së parashikuar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Selanik me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. “Implementimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të shkojë me dinamikën pozitive dhe të parashikuar dhe ne punojmë në dy palët tekstualisht rreth kësaj çështje. Fokusi e kishim tek Këshilli Evropian, vendim i cili ishte i Këshillit Evropian. Kisha rast nga dora e parë të marrë informacion si është diskutuar, cilat janë pritjet. Kryeministri i Republikës së Greqisë do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht ta marrë datën për fillim të bisedimeve dhe unë jam i lumtur për këtë”, deklaroi pas takimit kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri Micotakis, siç tha i ka elaboruar hollësisht se cilat janë aktivitetet e tij, planet, si t’i bëjë hapat dhe të na ndihmojë më tepër. “Flasim për vendkalimet kufitare. Flasim se është mirë që ndërtohet vendkalimi “Markova noga”. Folëm se grupi ekspert ndërkombëtar duhet të vazhdojë me bisedimet dhe mbledhjen që t’i gjejë zgjidhjet e pranueshme, kuptohet për dy palët. Besoj se gjendet zgjidhje e pranueshme për këtë punë, duhet t’i vazhdojnë bisedimet, tashmë komunikojnë vetë odat, të cilat do të jenë në ndihmë të madhe. Dhe besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranueshme, e cila me të vërtetë do të jetë për biznesmenët, për prodhuesit, për kompanitë dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Greqisë”, tha Zaev.

Please publish modules in offcanvas position.