Turqi: Fëmijët torturohen në qelitë e burgjeve

Autoritetet turke kanë publikuar raport që potencohet se në burgun e fëmijëve e qytetit Sinxhan po kryhet dhunë ndaj fëmijëve të burgosur. Në raportin e Institutit për të drejtat e njeriut dhe barazi në Turqi mes tjerash thuhet se më 21 dhjetor 2018 ishin shkyçur të gjitha dritat dhe rojet dhe kanë filluar ti maltretojnë fëmijët e burgosur. Raporti përshkruan se në mes fëmijëve ka filluar debate e cila ka rezultuar me rrahje fizike me çka rojet patjetër të reagojnë.  Nga incizimet nga kamerat e burgut shihet se si dy fëmijë po barten nga ana e rojeve me lëndime të rënda në  kokë. Pastaj fëmijët janë transferuar në oborr ku rojet poi  godasin fëmijët/ E gjithë kjo është parë nga ana e kamerave- thuhet në raport.

Sipas raportit disa fëmijë janë transferuar në qeli individualisht dhe i janë ekspozuar dhunës dhe torturës. Sipas raporteve shëndetësore fëmijët ishin ekspozuar dhunës. Në disa prej tyre mund të vërehen shenja nga maltretimi kurse disa prej tyre kanë pësuar thyerje të eshtrave.

Sipas raportit ky raport nuk përputhet me të drejtat themelore të njeriut

 Raporti përmend se kamerat në burg përmbajnë  edhe kanë mundësi për inçizimin e ndjekjes natën që është në kundërshtim me ligjet.

Please publish modules in offcanvas position.