Zaev nga Samiti në Selanik: Kemi bërë marrëveshje për partneritet strategjik

Maqedonia e Veriut  dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm një rrugë – rrugën drejtë BE-së. Integrimi i vendit dhe rajonit filloi në Selanik, me rezolutën nga Samiti i BE-së në këtë qytet në vitin 2003. Bullgaria dhe Rumania ishin vendet e para në Ballkan që i realizuan përcaktimet e këtij samiti. Tani është koha për t’u bërë një hap më shumë që Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera t’i bashkangjiten familjes evropiane, tha kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut Zoran Zaev në Samitin në Selanik në panel diskutimin “EJL Evropa: Avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe reformat”.

Në panelin, në të cilin morën pjesën të gjithë pjesëmarrësit në Samitin e sivjetmë në Selanik folën edhe kryeministrat i Greqisë dhe Bullgarisë Kiriakos Micotakis dhe Bojko Borisov.

Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij potencoi se Maqedonia e Veriut në tre vitet e fundit ka bërë shumë në planin vendor dhe plan ndërkombëtar. Si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut ai veçoi zgjidhjen e kontesteve bilaterale me Bullgarinë në vitin 2017 dhe me Greqinë në vitin 2018, dhe se vendi tashmë nuk ka probleme të hapura me fqinjët dhe kjo e bënë të vetmen në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga kjo perspektivë.

Marrëveshja e Prespës, tha ai, është shembulli më i mirë për sukses të diplomacisë dhe dialogut. Potencoi se me të i jepet fundit kontestit të gjatë dhe të vështirë, i cili ishte i hapur tre dekada.

Please publish modules in offcanvas position.