Ambasadori gjerman i priti ne takim nxënësit e SHMP “Jahja Kemal”

Ambasadori i republikës së Gjermanisë në vendin tonë Tomas Geberih ka pranuar një delegacion nga SHMP “Jahja Kemal” mesin e të cilëve edhe drejtorin Onder Uzgurlu drejtorin për marrëdhënie me opinionin Surija Tauk, koordinatorin e projektit ERASMUS + KA 229 Veselçe Leontevska dhe tetë nxënës.

Në takim është diskutuar për projektin ERASMUS + KA 229 që është pjesë e bashkëpunimit strategjik për përmirësimin e kushteve të nxënësve.

Projekti i parë i SHMP “Jahja Kemal” është realizuar në bashkëpunim me shkollat tjera të mesme nga Lituania, Holanda dhe Gjermania. Përveç kësaj është diskutuar edhe rreth mundësive për studime në Gjermani dhe projektet e reja nga Erasmus.

Please publish modules in offcanvas position.