Ish Këshilltari i Erdoganit: Disa gazetarë nuk i kanë publikuar gazetat pa marrë pëlqimin tim për titujt

Ish këshilltari për marrëdhënie me publikun i Erdoganit, Kemal Ozturk duke aluduar në ndikimin e Erdoganit ndaj gazetarëve, ka deklaruar se të gjithë gazetarët nga ai kanë kërkuar pëlqim për titujt e faqeve të gazetave të cilat i kanë publikuar ditën tjetër.

Disa gazetarë të cilët sot po prezantohen sit ë pavarur në kohën kur isha këshilltar, pa e kërkuar unë nga ato, çdo ditë më dërgonin titujt e faqeve dhe i publikonin pasi unë u jepja pëlqim për të njëjtat- deklaroi Ozturk i cili  në një periudhë e ka kryer funksionin e drejtorit gjeneral të agjencisë së lajmeve Anadolu.

Kemal Ozturk i cili ishte i ftuar në programin e Çaglar Çilara i orientuar kah opozita theksoi se asnjëherë nuk ka luajtur me bukën e njerëzve, asnjëherë nuk ka kërkuar që të largohet ndonjë gazetar e asnjëherë nuk ka kërkuar që ndonjëri të heshtet.

Please publish modules in offcanvas position.