BE-ja sot do të diskutojë për zgjerimin, por jo edhe për propozimin francez

Ministrja finlandeze e Çështjeve evropiane dhe kryesuese e BE-së, Titi Tupurainen, para fillimit të Këshillit për punë të përgjithshme sot në mëngjes deklaroi se propozimi francez për reformë të zgjerimit nuk do të jetë temë e debatit të ditës së sotme.

“Bëhet fjalë për punë largpamëse, nuk do të diskutojmë sot për iniciativën franceze, do të kthehemi në politikën e zgjerimit dhe do të dërgojmë mesazh të fuqishëm deri tek vendet e Ballkanit Perëndimor se BE-ja do të realizojë dhe do të kthehet në këtë çështje pranverën e ardhshme”, deklaroi ministra Tupurainen, e cila kryeson me takimin e sotëm ministror dhe e cila e përcakton rendin e ditës të diskutimeve.

Ministrat do të bisedojnë për situatën me zgjerimin pasi vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut u bllokua nga ana e Francës në muajin tetor, por propozime të reja nuk mund të ketë derisa nuk hyn në fuqi përbërja e re e Komisionit Evropian.

“Është mirë që vendet anëtare kanë propozime, kjo ndihmon që të mbahet procesi, por na duhet Komision i ri që të mund përfundimisht të arrijmë vendim unanim, sot do të japim mesazh të fuqishëm se BE-ja nuk do ta kthejë shpinën”, deklaroi ministrja finlandeze.

Please publish modules in offcanvas position.