Spasovski: Forumi Ministror BE- Ballkani Perëndimor dërgon porosi të qartë për perspektivën evropiane të rajonit

Ky Forum Ministror mbahet në një periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e kaluar zgjidhëm sfida të ndryshme, zgjidhja e të cilave dukej si e pamundur. Patëm sukses, sepse të gjithë kishim motivim të fortë – perspektivën evropiane për shtetin tonë dhe për qytetarë tanë. Edhe krahas të gjitha pengesave me të cilat ballafaqohemi në rrugën tonë drejtë BE-së, megjithatë, vendi nuk heq dorë nga kursi evropian, nga reformat, ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.

Këtë, siç bëri të ditur MBP-ja, e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij në hapjen e Forumit Ministror BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nën patronazhin e presidencës finlandeze me Këshillin e BE-së, ndërsa në të cilin marrin pjesë edhe eurokomisarët për Punë të Brendshme dhe Emigrime, Dimitris Avramopollus dhe Drejtësi – Vera Jourova, pastaj ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë së Finlandës, Maria Ohisallo dhe Ana Maria Henrikson, si dhe përfaqësues të Eurokomisionit, të Këshillit Evropian, të Euroxhast, Europol, Komisioni i Venecias, etj. Nga vendet e rajonit marrin pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, si dhe nga vendi ynë, si nikoqir i forumit ministror.

Duke shprehur kënaqësinë që vendi jonë e fitoi mundësinë që të jetë organizator në këtë Forum, ministri Spasovski theksoi se vetë akti paraqet dërgim të porosisë së qartë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si alternativë e vetme e cila do të sigurojë paqe, stabilitet dhe prosperitet të qytetarëve të tij.

Ai foli edhe rreth sfidave të përbashkëta në sferën e sigurisë, të cilat vetëm mund të zgjidhen me bashkëpunim të përbashkët dhe partneritet të fuqishëm me vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur bindjen se diskutimet nga Forumi i sotëm Ministror do të hapin perspektiva të reja për ndërtimin e përgjigjes së përbashkët në menaxhimin e emigrimin ilegal, krimin e organizuar dhe terrorizmin, por edhe për forcimin e urave të bashkëpunimit mes shteteve të rajonit.

Please publish modules in offcanvas position.