Dimitrov në Bruksel në takim përgatitor për Samitin e dhjetorit të NATO-s

Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës, i cili paraqet përgatitje të fundit për takimin e liderëve në Paktin veriatlantik që do të mbahet në Londër më 3 dhe 4 dhjetor.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se Maqedonia e Veriut ka status të vendit të “ftuar” për anëtarësim në NATO e cila në mënyrë aktive do të marrë pjesë në bisedimet e aleatëve nga Aleanca për çështjet e ndërlikuara strategjike.

“Është paraparë që ministri Dimitrov në këtë rast ta riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen tonë në politikat kyçe të NATO-s, si vend i ardhshëm anëtar, pas çështjeve nga rëndësia e jashtëzakonshme për Aleancën: sistemin e drejtë të barrës financiare, luftën kundër terrorizmit, adaptimin e politikave të NATO-s dhe strategjitë ndaj mjedisit të ndryshueshëm të sigurisë, kontributin në operacionet ndërkombëtare, përballjen me kërcënimet jokonvencionale të sigurisë dhe çështje tjera nga interesi i përbashkët”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Please publish modules in offcanvas position.