15 aksidente në 24 orët e fundit në Shkup, një person në gjendje të rëndë

Shoferi i një automjeti motorik është lënduar rëndë në një nga gjithsej 15 aksidentet që kanë ndodhur dje në Shkup. Në shtatë aksidente me lëndime  më të lehta kanë kaluar tetë persona, ndërsa në katër janë shkaktuar dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka sanksionuar 19 shoferë, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga trafiku ka përjashtuar dy shoferë, të cilët e kanë ngarë veturën nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë para se të marrin patentën e shoferit, si dhe 13 automjete të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë, të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tetë shoferë për rreshtim të parregullt, një shoferë për parakalim të parregullt, një shofer që nuk u ka dhënë të dejtë kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi, një për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, 20 persona për mosposedim të rripit të sigurisë, si dhe 27 shoferë të cilët kishin përdoruar celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Please publish modules in offcanvas position.