Konferencë: Menaxhim me cilësinë e ajrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Me iniciativë të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sot do të zhvillohet konferencë rajonale me temë “Menaxhim me cilësinë e ajrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Pyetje, zgjidhje dhe mundësi për financim”.

Fjalë hyrëse në këtë Konferencë, siç njoftojnë nga MMJPH, është paraparë të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Kosovës, Fatmir Matoshi, drejtori i Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, në kuadër të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore, Marko Mantovaneli dhe zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli

Please publish modules in offcanvas position.