Pendarovski: Për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurisë do të bisedohet për mjedisin jetësorë

Strategjia për mbrojtjen do të plotësohet me pjesë të veçanta të masave dhe aktiviteteve për siguri ekologjike, ndërsa për herë të parë në histori në rend të ditës do të Këshillit të Sigurisë do të jetë mbrojtja e mjedisit jetësorë, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veritu, Stevo Pendarovski në konferencën me temë “Aksioni klimatikë: Të ndalohet dhe të shërohet”.

“Edhe pse ishte në fazën përfundimtare, para se të nënshkruaj e ktheva në procedurë Strategjinë për Mbrojtje që ta plotësojmë me një pjesë të veçantë të masave dhe aktiviteteve për siguri ekologjike. Gjithashtu, në seancën e ardhshme të Këshillit për Siguri që do të mbahet nga mesi i dhjetorit, mbrojtja e mjedisit jetësorë do të vendoset, për herët të parë si pikë të rendit të ditës, ndërsa në atë seancë do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të organizatave qytetare të cilët do të kenë mundësi që drejtpërdrejt në Këshill që të bisedojnë për këtë temë”, tha Pendarovski.

Ai tha se mbështet angazhimet e sektorit qytetarë që të ketë më shumë buxhet për mbrojtjen e mjedisit jetësorë me qëllim që t’i përafrohemi mesatares së vendeve të BE-së

Please publish modules in offcanvas position.