Makraduli: Subvencionet për inverterët deri në fund të vitit

Subvencionet për inverterët e parashikuar për qytetarët do të jepen deri në fund të vitit, konfirmoi sot zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, duke theksuar se ata do ta bëjnë këtë në mënyrën më digjitale, në fakt të mos marrë pjesë njeri në mundësitë për vendime.

“Procedurat administrative janë kaq të gjata në procesin e furnizimit publik. Nuk po kërkoj një justifikim, por për disa imtësira të caktuar janë rrëzuar disa herë shpalljet dhe kjo është arsyeja pse u vonua në këtë pjesë”, tha Makraduli.

Ai njoftoi që në buxhet ka disa pika që kontribuojnë në luftën kundër ndotjes.

“Në planin për ajër të pastër ka 1.6 milion euro, ka një pjesë që lidhet me gazifikimin, ajo është 24 milion euro, ka një pjesë që lidhet me Ministrinë e Ekonomisë për efikasitetin e energjisë dhe në MASH që kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit, një pjesë e investimeve në ujëra dhe kanalizime janë rreth 50 milionë euro, dhe natyrisht një stacion pastrimi në Shkup – 120 milionë euro, do të kontribuojë në uljen e ndotjes”, tha Makraduli.

Theksoi që mjetet për konviktin studentor “Kuzman Josifoski” për t’u lidhur në ngrohjen qendrore i kanë transferuar prej në fund të muajit gusht deri tek qendra studentore.

Please publish modules in offcanvas position.