Turqia mban rekordin për burgosjen e gazetarëve

Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar për mediume, në Turqi akoma janë të burgosur mbi 120 gazetar që paraqet rekord botëror. Sipas institutit pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka asnjë ndryshim.

Në Turqi pas tentimit për grusht-shtet në 2016 është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për kohën e gjendjes dyvjeçare të jashtëzakonshme  janë burgosur 150 mijë gjykatës, akademik, një numër i madh i nëpunësve shtetëror ishin shkarkuar nga vendet e tyre të punës për shkak të lidhshmërisë me lëvizjen Gylen siç pretendojnë autoritetet turke.  Sipas Raportit të institutit ndërkombëtar për shtyp pas tentimit për grush-shtet në Turqi janë  burgosur qindra gazetar për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste. Sipas institutit momentalisht numri i gazetarëve të burgosur ka rënë nga 160 në 120.  Në raport thuhet se në  sistemi gjyqësor në Turqi janë mblehdur shumë dosje që kanë të bëjnë me grusht-shtetin por për shkak të asaj që një e treta nga gjykatësit janë burgosur dosjet nuk janë të studiuara si duhet.

Në raport potencohet se akoma po rrjedh gjykimi i gazetarëve në Turqi. Në raport është përmendur edhe gazetari Ahmet Alltan i cili javën e shkuar ishte liruar, por pas një jave sërish ishte burgosur. Gjykii i gazetarëve nuk është përkrahur as nga ana e institutit ndërkombëtar për medium e as nga ana e institucioneve tjera për të drejtat e njeriut.

Please publish modules in offcanvas position.