S’ka më legalizim për 1 euro, pritet miratimi i Ligjit te ri

Për dy javë Ministria e transportit dhe lidhjeve në Qeveri duhet të dorëzojë propozimin e ri të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Qytetarët që do duan ta legalizojnë ndërtimin e paligjshëm do duhet të paguajnë tërë shumën që kanë pasur për obligim t’ia paguajnë komunës para se të fillojnë me ndërtimin. Dhe si dënim shtesë, 50% nga shuma e taksave komunale. Pritjet e pushtetit janë se ligji i ri do jetë gati deri në fund të vitit.

Çdo mendim aktual për ligj të ri të këtij lloji është vetëm tentim për legalizimin e asaj që duhej të pengohet ose të rrënohet, shprehen nga VMRO-DPMNE-ja. Opozitarët konsiderojnë se çmimi që përmendet prej 100% taksa komunale më nuk është masë për vendosjen e rendit sa më të madh në shtet, por ndoshta për legalizimin e vikend shtëpizave dhe objekteve të shumta luksoze pa dokumente. “Me ligjin për legalizim janë përfshirë ndërtime në një periudhë të caktuar kohore, që të vihet rend në kaosin që mbeti nga LSDM-ja, të tërhiqet një vijë për të pasur shqyrtim të mirëfilltë, cila është, e kujt është dhe sa është, e më pas shteti dhe komunat të mund të arkëtojnë tatime nga këto ndërtime, pronarët e të cilave i kanë përdorur shërbimet e njëjta infrastrukturore, pa paguar për to“, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas informacioneve që i kemi, ligji i ri nuk do të vlejë për ndërtime kontestuese në rajonin e Ohrit për të cilat rrezikohet statusi i qytetit për UNESKO.

Please publish modules in offcanvas position.