Liderët e Ballkanit Perëndimor, pa ide për të ndalur largimin e të rinjve

Liderët politik nga vendet e Ballkanit Perëndimor fundjavën e kaluar nga Forumi i katërt rajonal rinor në Novi Sad dërguan porosi për krijimin e kushteve për pjesëmarrje më aktive të të rinjve në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Evropa, me qëllim që të qëndrojnë dhe t’i ndërtojnë karrierat e veta në vendet amë.

“Duhet të ndryshohet mentaliteti në rajon. Në vend që të presim mesazhe nga Brukseli dhe qendrat e mëdha, ta sjellim BE-në në rajon me reforma dhe zhvillim ekonomik që të rinjtë të qëndrojnë në vend”, deklaroi në panel Pendarovski.

Ai dërgoi porosi “të rinjve t’u mundësohet punën e parë ta kenë në vend, për të cilën është edhe realizimi i nismës së ashtuquajtur Shengeni i vogël”.

“Transformimi ka filluar ta ndryshojë rajonin dhe krijon kushte t’i aplikojmë dhe zbatojmë standardet evropiane në përditshmëri dhe në komunikim mes popujve të rajonit”, deklaroi Zaev.

Potencoi se liderët politik duhet t’i sigurojnë të gjitha kushtet që të rinjtë të marrin pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Evropa.