Për festën e Viti të Ri komunat do të harxhojnë me mijëra euro, Shkupi mban rekordin

Shumë rekorde do të ndahet edhe këtë vit për festimin e vitit të ri 2020 nga Bashkia e Shkupit.

Këtë vit për zbukurime do të harxhohen rreth 285 mijë euro, ndërsa këto do t’i bëjë kompania “Link Media Plus”, e cila këtë e ka bërë dhjetë vitet e mëparshme. 

Këtë vit buxheti për vitin e ri do të jetë rreth 30 mijë euro më i madh se vitin e kaluar.

Këtë vit për herë të parë do të zbukurohen edhe disa bulevarde, të cilat nuk kanë qenë vitet e kaluara.

Në shesh gjatë natës së vitit të ri pritet të performojë Dino Merlin

Please publish modules in offcanvas position.