Reportazh i Euronews : “ Patjetër të lindja në shtëpi sepse qeveria turke i burgos edhe ato që sapo lindin”

Televizioni më i shikuar evropian “:Euronews” në emisionin “ Evropa e panjohur”: (‘Unreported  Europe”) publikoi reportazhin për emigrantët turq të cilët qëndrojnë në qytetin grek Selanik.

Ministri turk i punëve të brendshme deklaroi se deri më tani  është ngritur procedurë kundër gjithsej 559 mijë përfaqësues të lëvizjes Gylen. Këta njerëz i janë nënshtruar një presioni të paparë i cili ka filluar pas grusht-shtetit në 2016. Për këtë shkak vendi po ballafaqohet me numrin më të madh të ikjes së trurit. Numër i konsiderueshëm  i profesionistëve të arsimuar kanë zgjedhur që ta lëshojnë  vendin e tyre dhe ti ti vazhdojnë historitë e tyre  jetësore në kufijtë e Bashkimit Evropian. Ekipi ui emisionit “ Evropa e Panjohur” “ (Unreported Europe) nga Euronews incizuan dokumentar për jetët e këtyre njerëzve dhe shkaqet për shkak të së cilës gjenden në qytetin grek Selanik.

KONTRIBUT SERIOZ NDAJ EKONOMISË SË SELANIKUT

Pas arritjes së emigrantëve turq gjithnjë e më shumë po shihet rritja e numrit të bizneseve të vogla. Edhe pse numër më i madh i emigrantëve turq në Selanik paraqesin vetëm një kalim kah Gjermania dhe vendet tjera evropiane, megjithatë disa nga emigrantët duke i shfrytëzuar aftësitë  etyre të fituar në Turqi vendosën të qëndrojnë në Selanik. Musa Juxhel është vetëm një shembull. Musa është pronar i restorantit në Selanik.

Të gjithë neve 22 shpirtrave na vendosën në një qeli me kapacitet prej 6 personave. Nuk kishte ujë dhe ushqim të mjaftueshëm. Nuk na lejonin as libra të lexojmë-deklaroi Musa i cili ishte liruar pas 9 muajve të kaluara në burg. Tani ai u ndihmon  emigrantëve tjerë të cilët arrijnë në Selanik lajmëron Euroneës.

SHOQATA GREKE U NDIHMON GRAVE EMIGRANTE  TURKE.

Ahsen Çirnak është gruaja e cila ka punuar në një nga shkollat e lëvizjes Gylen. Por pasi qeveria turke e mbylli shkollën, Ahsen dhe familja e saj vendosën të kalojnë në Greqi në mënyrë ilegale përmes lumit në kufi Marica. Gjatë kalimit përmes lumit Ahsen dhe familja e saj i hubën të gjithë gjërat personale. Tani ajo është pjesë e shoqatës Qendra e grave Iridia.

Ahsen ishte e burgosur pothuajse një vit para se të kalojë në Greqi. Derisa ishte në burg fëmijën e saj  15 muajsh ishte e detyruar tua lejë prindërve të saj. Por, ajo thekson se nuk është ajo që më së shumti i dhemb.

-Kur për herë të parë hyra në burg isha në qeli së bashku me një grua tjetër nëna e një fëmije e cila kishte vetëm 30 ditë dhe ishte me nënën e vet në burg. Kjo është ajo që më së shumti më shqetëson dhe më dhemb deklaroi Ahsen.

-Drejtoresha e “Iridës” Krista Kalbos deklaroi se vitet e fundit ka një rritje të madhe të emigrantëve turq në vend. Sipas saj, numri më i madh i emigrantëve  u drejtohen me kërkesën për ndihmë rreth njohjes së diplomave të cilat i kanë fituar në Turqi. Sipas saj, nuk mund të fillojë jetë të re pa mundësi punësimi.

BOV I DËNUAR ME VDEKJE SOCIALE

Bekir Çajir profesor i informatikës është vetëm një nga njerëzit e suksesshëm të cilët e lëshuan Turqinë për shkak të torturës të cilën pushteti e realizon ndaj ndjekësve të lëvizjes Gyelen.

Dy avokat të cilët më kanë mbrojtur tashmë janë të burgosur. Asnjë avokat nuk dëshiron të më prezantojë. Më është marrë e drejta e mbrojtjes. Jam I dënuar me vdekje sociale deklaroi Bekir i cili shtoi se pushteti turk i burgos të gjithë të cilët në shtëpitë e tyre posedojnë libra të Fetulla Gylenit.

VENDOSA TË LIND NË SHTËPI, SEPSE EDHE TË SAPOLINDURAT I BURGOSIN

Jasemin Atik është nëna  e katër fëmijëve. Tani ajo qëndron në Selanik kurse në Turqi ka punuar si edukatore në një konvikt të lëvizjes Gylen. Ajo ishte shtatzënë kur filluan operacionet kundër ndjekësve të Gylenit. Vendosi që të lind në shtëpi për shkak se qeveria turke u burgos madje edhe ata që sapo lindin.

-Motra  më tha se duhet të jem e qetë. Jetonim në një lagje të vogël. Të gjithë njiheshim. Në qoftë se fqinjët e mi e dinë se kam lindur kishte rrezik të më paraqisnin në polici deklaroi Jasemin. Duke tentuar që ti transmetojë shoqërisë torturën ndaj ndjekësve të lëvizjes Gylen. Bashkëshorti  i Jasemin tani është në Gjermani ku prêt përgjigje nga pushteti gjerman në lidhje me kërkesën për azil. Në qoftë se I pranohet Jasemin do të kalojë në gjermani së bashku me 4 fëmijët.

VAZHDON MIGRIMI KAH EVROPA

25000 shtetas turk kanë kërkuar azil  në vendet e BE-së  në vitin 2018. Vetë në Gjermani numri tejkalon prej 10.000. E dyta në këtë listë gjendet Greqia me 5000 kërkesa për azil. Në katër muajt e parë të vitit në Greqi azil kanë kërkuar gjithsej 1684 shtetas turk.

Please publish modules in offcanvas position.