Protokolli i NATO-s i pasigurt, Xhaferi: Nuk do ta thërras Kuvendin nëse shpërbëhet

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ende ka të njëjtin qëndrim se pas shpërbërjes nuk do të thërras Parlamentin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO. Nëse së shpejti Spanja nuk formon Qeveri dhe ratifikon protokollin për anëtarësim në Aleancë pas shpërbërjes së Kuvendit, Xhaferi në bifingun e sotëm me gazetarët tha se do të pritet që Parlamenti jonë Protokollin do ta ratifikojë pas mbarimit të zgjedhjeve, përkatësisht përbërja e re parlamentare.

“Nëse deri më 31 dhjetor nuk ka sinjale cilët do të jenë funksionarët e Qeverisë teknike, do të jetë e qartë se zgjedhje nuk do të ketë më 12 prill. Por pasi që do të shpërbëhet Parlamenti, nuk duhet të thirret për ratifikim eventual të Protokollit për anëtarësim në NATO. Nëse në ndërkohë Spanja formon Qeverinë dhe e ratifikon, tek ne këtë do ta bënte përmbajtja e re parlamentare. Megjithatë informacionet më të reja thonë se Spanja mund ta formojë Qeverinë në periudhën e ardhshme dhe kjo lë hapësirë që protokolli të ratifikohet edhe para shpërbërjes së Kuvendit”, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se Kuvendi që ka sjellë vendime të vështira duhet të ratifikojë edhe protokollin për anëtarësim në NATO. Tha se është shumë herët që të sillen konkluzione dhe se duhet të pritet Samiti i Londrës dhe nëse ka ndonjë sinjal nga Spanja për formimin e Qeverisë. Ajo nuk pret se mund të vijë deri te prolongimi i zgjedhjeve por nëse ka nevojë, përsëri të thirret Kuvendi edhe pas shpërbërjes.

Please publish modules in offcanvas position.