Shqipëria e plagosur”, Dita e Pavarësisë në heshtje e mes dhimbjes për Durrësin e Thumanën

Përgatitjet për festën e 28 dhe 29 Nëntorit kishin nisur prej ditësh, ndërsa rrugët e Shqipërisë ishin mbuluar prej famujve kuq e zinj.

Por ndryshe nga çdo vit, ky përvjetor i 107 i Pavarësisë, e gjeti Shqipërinë në dhimbje të thellë, me humbje të rënda në njerëz që mbetën në gërmadhat e banesave pas tronditjes së fortë të tërmetit 6.4 ballë, të pasuar edhe nga disa të tjerë po ashtu të fortë.

Deri më tani, (ora 8:56) raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 40, ndërsa të lënduar kanë mbetur më shumë se 600 banorë në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Sot nuk ka festë, por të gjithë shqiptarët e miqtë fqinj janë bërë bashkë në lutje e mendime për ata që u ndanë nga jeta papritur, e duke u ardhur në ndihmë familjarëve të tyre që mbetën të lënduar, me shpresën se kjo tragjedi do të mbetet me kaq

Please publish modules in offcanvas position.