Shkon në 50 numri i viktimave nga tërmeti

Përfundojnë operacionet e kërkim shpëtimit. Nxirren dy trupat e fundit të pajetë në Durrës duke e çuar bilancin e viktimave në 50. 24 të vdekur në Durrës, 24 në Thumanë dhe 2 në Kurbin.
Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetën trupat e pajetë të 22 personave. Sipas MM, operacioni vijon aktualisht në Durrës, ku po kërkohet në 3 hotspot nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.

Please publish modules in offcanvas position.