Dendias: Vendimi për negociata për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk duhet të ngadalësohet

Diskutimi për metodologjinë e procesit integrues nuk duhet t’i ngadalësojë sjelljet e vendimeve për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias në intervistën “To vima” lidhur me pozitat franceze për të cilat shton se Greqia i mbështet, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke sqaron se edhe në interes të Greqisë është që vendet e rajonit të bëhen pjesë e familjes evropiane, ndërsa lidhur me sigurinë e zgjedhjeve tek ne nëse fiton VMRO-DPMNE-ja, thekson se Athina nuk përzihet në brendësinë e vendeve tjera, por pret kushdo që është në pushtet, Marrëveshja e Prespës, të implementohet tërësisht.

“E mbështesim pozitën e Francës për nevojën për shqyrtim të sërishëm dhe optimizim të metodologjisë së procesit integrues. Por, diskutimi adekuat nuk duhet t’i ngadalësojë sjelljet e vendimeve për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Lidhur me mundësinë që VMRO-DPMNE-ja të fitojë në zgjedhjet, përsëris se vendi ynë nuk përzihet në punët e brendshme të vendeve tjera. Presim nga fqinji dhe së shpejti aleat në NATO, Republika e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht qeverive, tërësisht dhe saktë ta implementojë Marrëveshjen e Prespës”, thotë Dendias.

Lidhur me mundësinë për ndarjen e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, shefi i diplomacisë greke sqaron se Greqia dëshiron të dyja vendet së bashku të shkojnë përpara.