NATO feston 70 vjetorin, Maqedonia e Veriut në pritje të anëtarësimit

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s, në Londër, do të ulet në të njëjtën tavolinë me kryetarët e vendeve anëtare të Aleancës. Delegacioni i Qeverisë, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Samitin e Londrës, ku do të shënohet 70 vjetori i themelimit të Aleancës.

Në përbërje të delegacionit qeveritar gjendet zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Pjesa qendrore e këtij programi është Takimi i Këshillit Veritatlantik i kryetarëve të shteteve apo qeverive. Në ditën e dytë të Samitit (nesër), do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, me çka Maqedonia e Veriut, do të përfaqësohet në nivelin më të lartë në punën e trupave të Aleancës.

Në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik, është paraparë konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolltenberg.

Kryeministri Zaev, në ditën e parë të Samitit do të marrë pjesë edhe në panelin “Biseda-Mbrojtja dhe parandalim në epokën e re”, në kuadër të konferencës “NATO angazhohet: Inovimi i Aleancës”, (“NATO Engages: Innovating the Alliance”). Krahas kryeministrit Zaev, në këtë panel, fjalim do të mbajë edhe presidenti i Polonisë, Andzhej Duda.