Testi PISA, nxënësit e shkollave të mesme nga Maqedonia në vendin e 67

Maqedonia është radhitur në vendin e 67 nga testimi ndërkombëtar PISA i vitit të kaluar, për nxënësit e shkollave të mesme. Rezultatet sot janë publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Sipas tyre, nxënësit e Maqedonisë janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore. Testimi është bërë në 79 vende ose ekonomi. 

Në vendin e parë është Kina, në të dytin Singapori, ndërsa në të katërtin Makao (Kinë) dhe Hong Kong (Kinë).

Prej vendeve evropiane më mirë është radhitur Estonia, e cila është në vendin e pesët, ndërsa shtetet e rajonit të gjitha përveç Kosovës (vendi 75), janë para Maqedonisë – Sllovenia (21), Kroacia (29), Serbia (45), Mali i Zi (52) dhe Bosnja e Hercegovina (62).

Vitin e kaluar janë përfshirë 5500 nxënës të shkollave të mesme nga gjimnazet publike në vend, të cilët janë testuar në tre kategori.

Please publish modules in offcanvas position.