Pushteti turk pengon mjekimin e fëmijës së sëmurë me kancer në eshtra

Organet shtetërore turke refuzojnë ti japin pasaportë Zekije Ataç nëna e 8 vjeçarit Ahmet Burhan Ataç I cili më shumë se një vit vuan nga kanceri në eshtra. Sipas doktorëve sëmundja përparon gjithnjë e më tepër, për shkak se Ahmeti duhet të udhëtojë në Gjermani  për trajtim të mëtutjeshëm.

Sëmundja tek Ahmeti ishte diagnostifikuar para një viti  pasi nëna e tij Zekije dhe Babai Harun Reha Ajtaç ishin arestuar nga organet e pushtetit turk si pjesë e operacioneve të orientuara kundër lëvizjes Gylen. Edhe pse nëna ka fituar liri të pjesshme, pushteti  akoma I ndalon që të del jashtë shtetit.

Djali im Ahmet më shumë s enjë vit vuan nga kanceri në eshtra. Para disa ditëve vumë kontakt me doktor nga Gjermania të cilët premtuan se mund ta shërojnë Ametin. Por, pushteti refuzon që të më jep pasaportën dhe për këtë shkak nuk mund të udhëtojmë në Gjermani. Ju lutem në ndihmoni- është drejtuar nëna Zekije përmes video incizimit që u bë një ndër material më të shikuara në rrjetet sociale.

Nëna thotë se qindra herë ka kërkuar që ti jepet pasaporta, por pushteti e refuzon secilën  kërkesë të saj. Ahmet tani ka të vetmen shpresë dhe kjo është të udhëtojë për një Gjermani për mjeki. Por, pushteti turk duke refuzuar që ti japin pasaportë nënës së tij  e pengojnë mjekimin e 8 vjeçarit.

 - A e keni kaluar ndonjëherë natën pranë fëmijës duke kontrolluar frymën e tij ? duke dëgjuar  frymëmarrjet e tij. Edhe atë shumë herë. Unë jam nëna e Ahmet bollë më. A mundeni të mendoni pafuqinë  enjë nënë. E unë jam ajo nëna të cilën nuk mund ta paramendoni. Unë jam nëna  e Ahmet shkruan Zekija Ajtac në Tviyer profiling e vet.

BABAI AKOMA NUK DI PËR SËMUNDJEN E DJALIT

Babai  I cili ka punuar në një konvikt privat tashmë dy vjet është në burg, Ai është I dënuar me 9 vite e 9 muaj burg për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen Gylen. Babai akoma nuk di për sëmundjen e djalit të tij.

Një nga të shumtët

Ahmet Burhan Ajtaç është vetëm një nga viktimat  e torturës së qeverisë turke kundër  ndjekësve të lëvizjes Gylen. Fëmijët dhe gratë janë viktimat më të mëdha në periudhën pas grusht-shtetit në 2016. Sipas raporteve zyrtare të  ministrisë së drejtësisë turke momentalisht në burgjet turke ka rreth 17 mijë gra dhe mbi 780 fëmijë më të vegjël se 6 vjet. Përveç kësaj mijëra fëmijë jetojnë tek të afërmit  tyre për shkak që pushteti turk I ka burgosur prindërit e tyre