Takim i Xhaferit me senatorin rumun Joan – Kristian Kirtesh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,  realizoi takim me senatorin Joan -Kristian Kirtesh, kryetar i Grupit për Miqësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Rumanisë.

Xhaferi, siç theksojnë nga pres shërbimi i Kuvendit i uroi mirëseardhje senatorit Kirtesh dhe theksoi se kjo vizitë është me rëndësi të veçantë për të duke i pasur parasysh marrëdhëniet e përgjithshme të mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë e të cilat i karakterizon shkallë e lartë e miqësisë, me dialog politik konstruktiv dhe të hapur të bazuar mbi marrëdhënie partnere dhe respekt të ndërsjellë.

Ai e falënderoi Rumaninë për mbështetjen e madhe që ia dha vendit gjatë Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe gjatë kryesimit rumun me Këshillin e BE-së, kur lobonte që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e BE-së. Në vazhdim, foli për gjendjen aktuale në Republikë e Maqedonisë së Veriut në lidhje me procesin integrues me ç’rast theksoi se edhe krahas mosmarrjes së datës për negociata, ka besim në besueshmërinë e Unionit dhe në kapacitetin e Këshillit për ta njohur momentin dhe për të dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave.

Please publish modules in offcanvas position.