Mançevski: Numri i shqiptarëve në sektorin publik nuk është i mjaftueshëm

Komunitetet më të vogla etnike janë më pak të përfaqësuar në institucionet shtetërore. Ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevski paralajmëron model të ri për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve më të vogla në administratë. Sipas tij, për momentin në sektorin publik punojnë 19.5% shqiptarë.

Numrat në nivelin e sektorit të përgjithshëm publik flasin se për momentin kemi 19.5% shqiptarë të punësuar në sektorin publik që do të thotë se duhet të punohet ende, se nuk është mjaftueshëm. Pikërisht në këtë drejtim i propozuam ndryshimet e reja në ligjin për nëpunës administrativ dhe ligjin për të punësuar në sektorin publik, ato tashmë janë publikuar në ENER, ku parashikojmë mënyrë të re për planifikimin e punësimeve dhe kujdesin për shpërndarje të drejtë etnike – tha Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.

Sipas ministrit, numri i madh i shpalljeve publike për punësime muajt e fundit në administratën publike nuk përbën blerje votash por janë plane vjetore për punësim sipas nevojave të institucioneve. Muajin e kaluar kishte 120 shpallje për punësime nëpër institucionet shtetërore, ndërsa për pesë ditët e para të këtij muaji janë hapur 60 konkurse.

Please publish modules in offcanvas position.