Erdogan lejon atentatet !

Njësia për të huaj pranë MPB të Bosnjës dhe Hercegovinës fillimisht e ndërprenë lejen për qëndrim dje dhe  më pas e arrestuan Fatih Keskin, drejtorin e shkollës Riçmomd Park Kolegj në Bihaq, e cila i takon lëvizjes Gylen. Familja e Keskin ka frikë nga ekstradimi i paligjshëm në Turqi.

Gazetari turk Xhan Dundar i njohur për qëndrimin opozitar kundër kryetarit Erdogan ka publikuar shkrimin në gazetat e njohura botërore “Uashington Post” e titulluar si “ Kryetari Erdogan ka dhënë leje për atentate”.

Dundar në shkrimin e tij e akuzon Erdoganin se përgatit atentate kundër disa personave  të orientuar kah opozita të cilët gjenden jashtë shtetit.

VRASJEN E BAGDATIIT E KONSIDERON SI ATNETATET KUNDËR KUNDËRSHTARËVE POLITIK”

Dundar e potencoi deklaratën e Erdogan se në vrasjen e disa terroristëve miratoon vrasjen e personave për të cilën konsideron se janë kërcënim për vendet

Më 27 tetor Tramp, deklaroi se është vrarë lideri i ISIS, Ebu Bekir el Bagdati.

Me vrasjen e Bagdati Erdogan e merr të drejtën të likuidojë kundërshtarët e tij politik.

DUNDAR: ERDOGAN VETË I PËRGATIT PLANET PËR ATNETATE

Deklaratë e Erdoganit, Dundar e karakterizon si “ zbulim i atentateve”./ Po ashtu Dundar kujton se Erdogan ishte pyetur se a mendon se lideri Mazllum Abi Kobane me çka Erdogan përgjigjet” kush vendos për këto aktivitete ? Ata (SHBA) ?

Gjenerali Abdi ishte ftuar në Senatin e SHBA dhe Tramp kishte fjalë falënderuese në lidhje me atë- ka shkruar Dundar, duke potencuar se Bagdati dhe Abdi nuk janë njerëz të së njëjtës linjë.

GJERMANIA I KONFIRMOI POHIMET E DEPUTETIT GARO PAJAN NË LIDHJE ME TENTITREM PËR ATENTAT .

Deputeti i partisë opozitare Partia e bashkësive etnike (HDP) Garo Pajan në 2017 deklaroi se shërbimet e inteligjencës gjermane posedojnë informacione se pushteti turk kanë dërguar ekipe sekrete në Gjermani që të kryejnë atentat ndaj disa kundërshtarëve politik të Erdoganit/ Qeveria gjermane e konfirmoi këtë informacion.

ËSHTË BURGOSUR AVOKATI I CILI PUNONTE PËR QEVERINË GJERMANE

Zyrtarët turk më 18 shtator e kanë arrestuar avokatin i cili përfaqësonte pushtetin gjerman. Pas arrestimit të tij një pjesë e medieve publikuan se avokati i posedon dosjen e një pjesë të personave të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani. Pas arrestimit të avokatit, policia turke kishte qasje kah informacionet e mijëra personave, kundërshtarë të Erdoganit, të cilët kërkuan azil nga qeveria gjermane. Një pjesë e tyre janë ndjekës të Lëvizjes Gylen.

ZDF GJERMANE PUBLIKOI DOKUMENT ME TË CILËN KONSTATOHET DHUNA NDAJ TË BURGOSURVE NË TURQI

Shërbimet e inteligjencës turke përmes operacioneve jolegale të organizuara në 18 vende në mesin e të cilave në Molldavi, Kosovë, Ukrainë, Azerbejxhan, Gabon.Malajzi dhe Pakistan .

Konzorcioni ndërkombëtar i përbërë nga 9 mediume ( mediat e korporatës mediale gjermane ZDF) e heton rastin e kidnapimit të organizuar nga shërbimet e zbulimit turk. Si pjesë e këtij hetimi mediet kanë arritur të dokumente shumë të besueshme dhe të intervistojnë disa viktima të dhunës në burgjet turke.

RASTE TË KIDNAPIMIT ME FURGONA TË ZI

Një numër i madh i qytetarëve janë kidnapuar nga ana e shërbimeve të zbulimit turk. Për këtë posaçërisht flet deputeti i HDP Omer Faruk. Ai potencon se të kidnapuarit dërgohen në vende sekrete dhe se janë të detyruar të flasin me ndihmën e dhunës dhe maltretimit. Përveç kësaj nën kërcënimet serioze gjenden dhe familjet e tyre shkruan Dundar për Uashington Post/

E gjithë kjo është dëshmi se Erdogan është i gatshëm të udhëheq politikë të atentatit ndaj  kundërshtarëve politik përfundon Dundar në shkrimin e tij për “Uashington Post.