Tusk: BE bëri gabim të madh, veçmas ndaj Shkupit

Brexiti është një nga gabimet më spektakolare në historinë e BE-së, por gabim i madh është edhe “jo”-ja franceze për liderët e Ballkanit Perëndimor veçmas për Shkupin, konsideron Donald Tusk në intervistën e parë pas largimit nga funksioni kryetar i Këshillit Evropian.

Tusk qenë kritik edhe për refuzimin e Macronit të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Mendoj se është bërë një gabim i madh strategjik dhe politik…, pas kaq shumë përpjekjesh dhe sakrificë, veçmas në Shkup”, ka thënë Tusk i cili pas largimit nga pozicioni lider në Këshillin e BE-së është zgjedhur për kryetar të ri të Partisë Popullore Evropiane (PPE), grupacion më me numër në Parlamentin Evropian.

“JO”-ja franceze i ka detyruar liderët e rajonit të dëshpërohen, përfshirë edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili i ka kundërshtuar nacionalistët për t’i dhënë fund kontestit të gjatë me emrin me Greqinë, thekson “Guardian”.

Ai e ka krahasuar Macronin me Angela Merkelin e cila angazhohet për integrim të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor.