Ana Kamçeva pritet të dëshmojë sot për rastin Haraçi

Me dëshminë e Ana Kamçevës, bashkëshorte e Jordan Kamçevit, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Haraçi” në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.

Në seancën e fundit, që u mbajt më 6 dhjetor, dëshmoi Jordan Kamçev, i cili tha se disa herë i akuzuari Boki 13 ka kërkuar ta shantazhojë me, sipas tij, lëndën e kurdisur “Perandoria” të nisur nga Prokuroria Speciale Publike, i cili ka pasur për qëllim, në mënyrë ilegale të përfitojë një shumë më të madhe parash.

Nga Jovanovski, dëshmitari mori ofertë për PR reklamë, Kamçev i ka ofruar 50.000 euro ndaj çka Boki 13 është ofenduar për vlerën e shumës.

Në dëshminë e vet Kamçev tha se më pas Boki 13, së bashku me të akuzuarin e tretë në rastin “Haraçi”, Zoran Milevski-Kiçeec, i cili e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg, i ka ofruar biznes për hapje të qendrave të modës, ndërkaq pas refuzimit të këtij projekti, ka marrë ofertë tjetër për ndërtim të shtëpive të pleqve për çka i akuzuari i parë i ka kërkuar katër milionë euro.

“Ndërkohë, pagova 180.000 euro për reklamë në televizionin e tij. Më pas më dërgoi foto me prokuroren Janeva, pas çka më tha se po përgatitet diçka e madhe kundër meje”, deklaroi Kamçev dhe shtoi se “Haraçi” është konstruktuar nga Boki 13 dhe disa njerëz të tjerë.

Dëshmitari tha se edhe prokurorja Lile Stefanova, përmes mikut të saj Vanço Çifliganec ka kërkuar mjete për vajzën e Liles për ordinancë në ndërtesën e ndërmarrjes “Adora”.