Ekspozitë e punimeve të nxënësve për ngritjen e vetëdijes për margjinalizimin dhe diskriminim

Në Qendrën rinore kulturore – Shkup sot do të hapet Ekspozita e punimeve të nxënësve në kuadër të projektit “Partneritete inkluzive në bashkësitë”.

Në ekspozitë, informojnë organizuesit, do të shfaqet potenciali i lartë kreativ i nxënësve dhe të rinjve me dhe pa pengesa nga klubet e nxënësve nga Karposhi, Kumanova, Velesi, Tetova, Gostivari dhe Strumica, mbështetur nga Projekti.

“Në ngjarje do të ketë test vozitje të prototipit të automobilit solar, prezantim i një video loje dhe revi mode. Nxënësit do t’i prezantojnë dizajnet e veta kreative dhe unikate, inspiruar nga përvojat pozitive për mbështetje dhe bashkëpunim, përkundër sfidave të diskriminimit dhe margjinalizimit me të cilat përballen çdo ditë”, informojnë organizuesit.

Projektin “Partneritete inkluzive në bashkësitë” e mbështetë inkluzivitetin në arsim dhe procesin e punësimit përmes shërbimeve lokale të kapshme të dizajnuara sipas masës së personave/të rinjve me pengesa, që financohet nga Komisioni evropian dhe e zbaton Fondacioni për arsim dhe nisma kulturore “Hap pas hapi”.