Qeveria diskuton Ligjin për ndërtimet pa leje

Qeveria sot në mbledhje të rregullt do ta konfirmojë tekstin e propozim – ligjit për konstatim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, si dhe Propozim – ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, informoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Në mbledhjen e 160-të të Qeverisë, që duhet të fillojë në mesditë, do të shqyrtohet informata lidhur me kërkesën për dhënie të licencës për kryerje të veprimtarisë energjetike – distribuim i energjisë ngrohëse, me propozim të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Anëtarët e Kabinetit qeveritar duhet ta shqyrtojnë edhe informatën për zbatim të Strategjisë për zhvillim të sipërmarrësisë 2019 – 2023, me Plan të Aksionit, të Ministrisë së Ekonomisë. Për mbledhjen qeveritare për shqyrtim është paraparë edhe informata për progresin e ndërtimit të banesave dedikuar për persona me rrezik social dhe grupe të tjera të ndjeshme dhe banesa dedikuar për shitje.

Me propozim të Qendrës për menaxhim me kriza duhet të miratohet memorandumi për bashkëpunim/mirëkuptim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës euroatlantike për koordinim të përgjigjes gjatë katastrofave (EADRACC) për zbatim të stërvitjes së bashkuar “Maqedonia e Veriut 2020”. 

Please publish modules in offcanvas position.