Konferencë: Strategji për ulje të humbjeve dhe mbeturinave nga ushqimet

Në Shkup sot do të mbahet punëtori konsultative për formulim të strategjisë për ulje të humbjeve dhe mbeturinave nga ushqimet. Punëtoria është pjesë e projektit rajonal të FAO-s për bashkëpunim teknik “Strategji për ulje të humbjeve dhe mbeturinave nga ushqimi”, zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV).

Në punëtori janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe të udhëheqësit të Sektorit për shëndet publik veterinar në AUV, Sashko Arsov.

Siç informojnë nga FAO, Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë, Armeninë dhe Moldavinë është pjesë e këtij projekti rajonal i cili në nivel nacional u ndihmon vendeve në zhvillim dhe zbatim të strategjive nacionale për ulje të humbjeve dhe mbeturinave nga ushqimi, adaptuar naj mënyrave specifike të secilit vend dhe harmonizuar me strategjitë ekzistuese relevante nacionale dhe politikat për zhvillimin bujqësor, sigurinë e ushqimit, zbutjen e ndryshimeve klimatike…

FAO në bashkëpunim me MBPEU, AUV dhe organizatën qytetare “Eja Maqedoni” këtë vit involvoi një numër të madh institucionesh dhe përfaqësuesish të sektorit privat në mënyrë që të identifikohen nevojat për preventivë dhe të zbatohen analiza në drejtim të përgatitjes së strategjisë gjithpërfshirëse nacionale për ulje të humbjeve dhe mbeturinave nga ushqimi në vend.