Sipas Erdogan, Orhan Pamuk është terrorist

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e ka kritikuar vendimin e Komitetit për Çmimin Nobel për shkak se këtë vit çmimi vjetor për letërsi iu nda Peter Handke shkrimtar i njohur për faktin që e miraton gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve.

Erdogan mbajti fjalim në seminar me rastin e ditës botërore të të drejtave të njeriut. Në p[paraqitjen e tij Erdogan ka kritikuar edhe vendimet e deritanishme të Çmimit Nobel.

Deri tani nga Turqia vetëm terroristëve u është dhënë ky çmim- shtoi ai duke aluduar në të fituesit e çmimit Nobel nga Turqia, Orhan Pambuk i cili e fitoi çmimin Nobel për lietraturë dhe dr. Aziz Sanxhar fitues i çmimit Nobel për Kimi.

ÇMIMI NOBEL  U VETËDËSHMUA

Erdigan duke aluduar në ndarjen e çmimit Nobel për literaturë të Peter Handke tha se Komiteti për çmimin Nobel e ka treguar fytyrën e vet të vërtetë.

-Komiteti për çmimin Nobel është institucion e cila ka të bëjë me ideologji. Për mua nuk ka asnjë farë vlere. Me ndarjen e çmimit  një keqbërësi, ata vetëm e kanë konfirmuar atë. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë. Nëse një njeriu i jepni çmim, atëherë do të thotë se ju më nuk keni asnjëfarë vlere para opinionit ndërkombëtar. Edhe të më japin çmim nuk do ta pranoja. P.sh. nga Turqia ky çmim u është ndarë disa  terroristëve Pse… sepse ajo është logjika me të cilën udhëhiqen. Këta njerëz do të vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë. Asnjëherë nuk do të japin njeriut i cili me të vërtetë e meriton këtë çmim për shkak të arritjeve të tij shkencore.  Mire  nuk kemi asgjë kundër asaj që një nga çmimet i është ndarë profesorit Aziz Sanxhar këtu nuk ka asgjë për të debatuar  Pse ? sepse këtë çmim ai e ka fituar me meritë. Me arritjet e tij shkencore – deklaroi Erdogan.

Nëse merret parasysh se deri tani çmimi Nobel e kanë fituar vetëm, dy turq me këtë fjalim Erdogan e cilësoi njërin terrorist njërin nga shkrimtarët më të mirë të ditëve të sotme Orhan Pamuk. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta  në opinionin turk.

TRAMP DHE PUTIN JAMË LIDER PËR TU MARRË SI SHEMBULL

Erdogan gjatë fjalimit të tij  u përgjigj edhe disa pyetjeve të publikut. Në pyetjen “ sipas jush ka ka lider për tu marrë shembull? Erdogan deklaroi se shembull lideri të ditëve të sotme janë presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin

Please publish modules in offcanvas position.