Spanjë, Sançes merr mandatin për të formuar qeverinë

Mbreti spanjoll Felipe VI ia dha mbrëmë mandatin liderit të Partisë Socialiste Pedro Sançes për të bërë përpjekje për formim të çfarë do qeverie, edhe pse ai nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga partitë e tjera.

Partia Socialiste fitoi më së shumti vota në zgjedhje dhe i ka 120 nga gjithsej 350 vende në parlament.

Sançes tani është duke negociuar me partitë rivale për të marrë mbështetjet e tyre.

Ai tashmë ka marrëveshje me të majtët nga partia Të bashkuar e cila i ka 35 deputetë, por kjo nuk është e mjaftueshme për një shumicë parlamentare.

Spanja për katër vjet kishte katër cikle zgjedhore, ndërsa nëse asnjëra nga partitë nuk arrin të formojë qeveri, zgjedhjet e reja mund të mbahen pranverën e ardhshme, theksojnë mediat amerikane.