Nis punimet konferenca “BASHKË DREJT YJEVE”

Panelin kryesor të konferencës, të titulluar “Gjendja me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe mundësitë pas Samitit të tetorit të BE-së”, do ta hap Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq fjalen e tyre do ta kenë edhe Xhulian Vasal, Zëvendës shef i Delegacionit të BE-së në vend dhe udhëheqës i njësisë për Çështje Politike, Amer Kapetanoviq, shef i njësisë politike në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Ervan Fuere, Euro-ambasador i mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Fransua Lafond, dhe Zolltan Marku, Keshilltarë të ZKQRMV Osmani të deleguar në SÇE, nga Qeveritë e Francës dhe Hungarisë.

Në Konferencën vjetore të Sekretariatit do të bëhet prerje e arritjeve të deritanishme në fushat e integrimeve evropiane, si dhe do të hapen temat lidhur me perspektivat dhe pritjet nga Komisioni i ri Evropian, iniciativat të vendeve kyçe anëtare për ardhmërinë e evropës, si dhe mundësitë e SÇE-së dhe në përgjithësi të vendit, për harmonizimin e perspektivativave të reja evropiane.

Please publish modules in offcanvas position.