Poetja Sadije Aliti me librin “Mbretëri dashurie” prezantohet në San Benedetto del Tronto në Itali

Atmosferë e ngrohtë e mikëpritëse në Shkollën shqipe “Nëna Terezë” në San Benedetto del Tronto rajoni i Ascoli Piceno-s në Itali. Në praninë e një grupi të çmuar nxënësish dhe qytetarësh shqiptarë u bë prezantimi dhe promovimi i veprës poetike “Mbretëri dashurie” i poetes tetovare Sadije Aliti. Ky botim poetik është i përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën italiane. Mësueset e kësaj shkolle, Adelina Haxhiu dhe Luljeta Osmani, kishin ndarë një pjesë të kohës nga ora e mësimit të gjuhës shqipe për të bërë edhe prezantimin e veprës së autores Sadije Aliti, e cila e vizitoi këtë shkollë, pas qëndrimti disatitësh në këtë qytet. Nxënësit lexuan poezi në gjuhën shqipe dhe italiane nga libri “Mbretëri dashurie”. Mësuset e shkollës faleminderuan poeten për vizitën e realizuar në shkollë dhe te nxënësit, duke theksuar se kjo vizitë është e rëndësishme për shkollën dhe për vetë nxënësit pasi ata më për së afërmi takohen me shkrimtarë shqiptarë dhe bisedojnë me ta lirshëm. Vasil Nushi drejtues i Shoqatës Shqiptarët e San Benedetto-s, njëherit organizator i këtij takimi, prezantoi në pika të shkurta aktivitetin dhe punën e kësaj Shoqate dhe kësaj shkolle, e cila relativisht është më e re në veprim, por me shumë rëndësi për shqiptarët këtu, sidomos për gjeneratat e reja që janë lindur dhe rritur në Itali. Ai theksoi se kjo Shoqatë rreth vetes tubon shqiptarët, duke i organizuar edhe në klubin e të rrinjëve, klubin e grave dhe në atë të pensionistëve. Nushi e vlerësoi lartë këtë vizitë dhe shprehu faleminderim për autoren për vizitën e bërë, sepse nxënësit dhe shkolla kanë nevojë edhe për takime e prezantime të këtilla, sidomos të krijuesve që vijnë nga hapësirat shqiptare. Autorja Sadije Aliti, takimin me nxënësit dhe shqiptarët në San Benedetto i vlerësoi si një ceremoni festive për krijimtarinë e saj:”Ishte një kënaqësi e madhe që fëmijët vet lexuan poezi në gjuhën shqipe aq bukur e aq mirë, por ata në të njëjtën kohë lexuan edhe në gjuhën italiane, dhe kjo ishte një kënaqësi e veçantë, dhe një ndër qëllimet kryesore të botimit të librit në të dy gjuhët”. Ajo faleminderoi edhe Qani e Arbenita Alitin për bashkëpunimin për realizimin e këtij takimi. Bibliotekës së shkollës autorja i dhuroi disa kopje të botimeve të saj. “Mbretëria e dashurisë” e poetes Sadije Aliti na jep një porosi që të kuptoni se nëse nuk e keni një mbretëri të dashurisë është mirë që ta krijoni, sepse çdo njëri prej jush mundet.

Please publish modules in offcanvas position.