Ministri Bekteshi paralajmëron investime strategjike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp sqaroi ligjin e ri për investime strategjike. Kjo zgjidhje ligjore u miratua nga Qeveria në nëntor të vitit të kaluar dhe do të hyjë në procedurë parlamentare nesër.
Ministri Bekteshi theksoi se ky ligj është në përputhje me rregulloren e Bashkimit Evropian për investime të tilla.
„ Qëllimi i këtij Ligji për Investime Strategjike, i cili po miratohet për herë të parë në këtë vend, është nxitja, tërheqja dhe krijimi i kushteve për zbatimin e investimeve strategjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rritja ekonomike, punësimi dhe aplikimi i teknologjive dhe inovacioneve të reja, rritja e mundësitve konkurruese ekonomike të vendit, rritja e eksportit dhe ulja e deficitit tregtar si dhe përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve të jetesës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë ligj hapet mundësia për cikël të madh investimesh në shtet, jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel lokal, dhe e gjitha kjo bëhet me mbështetje direkte nga shteti sepse Projekti i Investimeve Strategjike mund të përdorë ndihmën shtetërore në bazë të Ligjit për Kontroll të Ndihmës Shtetërore, theksoi Bekteshi.
Projekte strategjike të investimeve, siç sqaroi Ministri, do të konsiderohen projektet që do të realizojnë investime prej të paktën 100 milionë euro në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paktën 50 milionë euro në komuna me vendndodhje në qytet, komunat në teritorin e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, dhe të paktën 30 milionë euro në komuna me vendndodhje në fshat.