Kryeministri Spasovski: Problemet të zgjidhen përmes dialogut

Kryeministri teknik sot apeloi që të gjitha mosmarrëveshjet në relacionin ministër dhe zv. Ministër të tejkalohen përmes dialogut. Sipas tij siguria e qytetarëve është shumë më e rëndësishme se përplasje për qëllime politike.

“Të gjithë bashkë duhet të funksionojmë, institucionet duhet të funksionojnë, t’i realizojnë të gjitha shërbimet e qytetarëve,. Qytetarët të jenë të sigurt dhe të mos hamenden se si funksionojnë Institucionet. Atje ku ka probleme, apeli imë edhe si kryeministër edhe në kontaktet me ministrat dhe zv. ministrat është që ato probleme t’i zgjidhin përmes dialogut”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Please publish modules in offcanvas position.