Turqi: Burgoset edhe një tjetër grua shtatzënë

Autoritetet turke vazhdojnë që ta thyejnë të drejtën njerëzore duke burgosur gra shtatzëna me çka hapur  e thyejnë ligjin ku shumë qartë thuhet se nuk lejohet të burgosen femrat shtatzëna. Esra Ujmaz Solmaz është shtatzënë tashmë në javën e 18-të, por ajo është arrestuar në qytetin turk Izmir në mëngjes dhe është dërguar në burg.

-Esra Ujmaz është arrestuar në Izmir, Deputeti i partisë opozitare HDP dhe mbrojtës it ë drejtave të njeriut Omer Faruk Gergelioglu e paralajmëroi paraburgimin e Saral në llogarinë  e tij  në media sociale. Bashkëshorti i Saral i ka shkruar një porosi deputetit “ Zotëri deputet, bashkëshortja ime Esra Ujmaz Saral sot në Izmir është arrestuar. Ajo është në javën e 18 të shtatzënisë dhe ka fibroid nga  10 cm. Mjeku madje i ka thënë të mos bëj asgjë dhe se fibroidet në shtatzëninë e18-24 janë të rrezikshme”.

Ligji në lidhje me gratë shtatzëna

Neni 16/4 të Ligjit për vepër penale nr. 5275 thotë kështu: Nëse gruaja është shtatzënë ose pas lindjes akoma nuk ka kaluar gjashtë muaj bie/ Në qoftë se fëmija është i vdekur ose i është dhënë dikujt tjetër, pas dy muaj nëna mundet të dënohet” Këto ligje duhet të vlejnë edhe për të burgosurat.