Partneri i koalicionit te Merkelit, refuzon hapjen e shkollave turke në Gjermani

Përpjekja e Turqisë të hap tre shkolla të në gjuhën turke në Gjermani është shkaku i tensioneve të reja ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë. Duke u nisur nga ajo se tre shkollat gjermane në Turqi, Ankaraja tenton të hap tre shkolla turke në Gjermani. Partner ii koalicionit të kancelares gjermane Merkel, sekretari i përgjithshëm i Partisë social demokristiane (CDU) në intervistën e tij në RND grupi mediel ka thënë : Në shtetin tonë nuk duam shkolla të Erdoganit”.

 Duke folur për bisedimet në mes qeverisë gjermane dhe asaj turke për hapjen e tre shkollave turke në Berlin, Frankfurt dhe Keln, politikani gjerman tha se “ po planifikohet të rritet ndikimi i Erdoganit ndaj diasporës turke me këto shkolla”. Ministri gjerman për punë të jashtme Heiko Maas, në intervistën e tij për RTL dhe NTv ka thënë “ Në Turqi ka shkolla gjermane, Turqia dëshiron shkollat në Gjermani të trajtohen njësoj”.

Gjermania gjuhën turke e vendos si gjuhë të huaj

Shkollat turke angazhohen për qëndrimin se gjuha turke një kohë të gjatë është e përfaqësuar në Gjermani, edhe përkundër kërkesës së madhe. Sipas agjencionit francez të lajmeve,  tensionet që përjetohen në sferën politike në mes dy shteteve në vitet e  fundit po cilësohen si faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e këtij problem. Sevim Dagdelen, politikani djathtist me origjinë turke po ashtu ka dhënë një deklaratë në Gjermani, ku pohon se shkollat turke do të shfrytëzohen për propagandë të programit politik të Erdoganit.

Shkollat turke do të veprojnë sipas ligjit të Gjermanisë

Vidman-Mauz përfaqësuesi gjerman për integrimin e emigrantëve thotë se shkollat turke që planifikohen të hapen në Gjermani do të veprojnë në pajtueshmëri me ligjin gjerman.  Një gjë duhet të sqarohet, gjithçka që ligjërohet në shkollat gjermane duhet ti plotësojë ligjet dhe vlerat tona. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme Rajner Bruel morri pjesë në debatin duke thënë se shkollat e planifikuara nuk do të jenë të privilegjuara