Oda e Hamburgut bën bashkë ambasadorin e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut

Nën udhëheqjen e organizatës ODA Hamburg u organizua për herë të parë një debat publik me tre Ambasadorë, atë të Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut si dhe te Republikës së Kosovës. Përmes këtij takimi u trajtuan tema të ndryshme si dhe u mundësua një njohje me njëri-tjetrin brenda për brenda komunitetit shqiptar dhe institucioneve të ndryshme të cilat jetojnë dhe veprojnë në Hamburg. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Konsulli i ri i Republikës së Kosovës në Hamburg, Gramos Begolli si dhe Sami Musa, kandidat me origjinë shqiptare nga rradhet e SPD, i cili garon në zgjedhjet e Landit të Hamburgut. Në sallën e cila ishte e mbushur deri në vendin e fundit mbertëroj një atmosferë mbreslënëse, ku patem edhe një debat shumë konstruktiv nga gjithë të pranishmit. ODA Hamburg e.V. do të vazhdon të planifikoj edhe në të ardhmen mbrëmje të tilla unike. Falendërojmë gjithë pjesëmarrësit të cilët erdhen nga vende të ndryshme të pjesës veriore të Gjermanisë.Një falënderim i veçantë për tre Ambasadorët, S.E. Artur Kuko, S.E. Nazifi Ramadani si dhe S.E. Beqë Cufaj.

Please publish modules in offcanvas position.