Tre persona ngelen të lënduar në aksidentin zinxhiror në rrugën Veles – Shkup

Në aksidentin zinxhiror që ndodhi sot në mëngjes rreth orës tetë në rrugën Veles-Shkup, tre persona janë lënduar, nga ku dy persona janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Velesit dhe një person në Shkup.

Për shkak të aksidentit, komunikacioni është ende i bllokuar dhe se ende po zgjat këqyerja e vendit të ngjarjes.