Profesori turk: Erdogan shumë më herët e ka ditur për puçin në vitin 2016

Profesori turk i shkencave politike Abdurahim Karsli në profilin  e tij në Twiter ka publikuar se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shumë ditë më përpara ka qenë i informuar për puçin që ndodhi në vitin 15 korrik 2016, por qëllimisht nuk ka ndërmarrë asnjë masë që ta parandalojë të njëjtën. Karsli thekson se informacionin e ka siguruar nga burime të besueshme i cili me vite të tëra ka kryer funksione të larta.

Burimi me të cilin kam biseduar me ka thënë se Erdogan një muaj para puçit ishte i njoftuar. Burimi me të cilin kam biseduar me vite i shërben vendit tonë dhe llogaritet si i afërt i qeverisë. Sipas burimit Erdogan ishte njoftuar nga ana e tij. Përskaj Erdoganit i informuar ishte edhe krye shef  i shtabit të përgjithshëm, tani ministër i mbrojtjes Hulusi Akar, por nga ana e tyre nuk janë marrë asnjë masë parandaluese.

Me një hetim objektiv dhe  një prokuror  të guximshëm e gjithë e vërteta do të del në shesh. Njerëz të pafajshëm me muaj kanë  mbetur në burgje kurse ata q ë e kanë kryer atë po shëtisin të lirë. E lus Zotin që të më mundësojë të shoh se si burgosen kryerësit e vërtetë shtoi Krasli në publikimin e tij në Tëiter.

Pushteti turk vazhdimisht shmangin ndriçimin e plotë të ngjarjeve të 15 korrikut të 2016. Edhe përkundër kësaj që pushteti turk ka burgosur me mijëra njerëz prej të cilave  50 dhjetë mijë akoma janë në burg. Një pjesë e madhe e tyre janë burgosur ose arrestuar për shkak të anëtarësimit të lëvizjen Gylen, por autoritetet turke akoma nuk kanë arritur ta zbulojnë kryerësin e vërtetë. Sipas një numri të madh të ekspertëve dhe partive opozitare, qeveria e Erdoganit e ka shfrytëzuar puçin që të eliminojë të gjithë kundërshtarët e tij dhe të mbetet në pushtet sa më gjatë.

Please publish modules in offcanvas position.