Promovohet salla operative dhe reparti i ri për “Kirurgjinë Torakale”

Një sallë e re operative dhe repart i ri për “Kirurgjinë Torakale-Vaskulare” është promovuar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kryeministri, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Drejtori i klinikës torakale, Nexhati Jakupi tha se kjo është sallë e vetme e këtij lloji në vend dhe rajon dhe i përmbush të gjitha kërkesat dhe standardet botërore.

Jakupi shtoi se të gjitha aparatet që përdoren në sallë janë të reja dhe falënderoi ministrin për buxhetin e ndarë për këtë repart.

E ministri, Filipçe tha se ministria do të vazhdoj të investojë në përmirësimin e kushteve.