Kryeministri i qeverisë teknike Spasovski takon ambasadorin italian Romeo

Mbështetje e fuqishme e Qeverisë për vazhdim të reformave, të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të proceseve integruese të vendit tonë në NATO dhe drejt BE-së dhe për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si në tre ciklet e kaluara paraprake zgjedhore gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara, për çka është cekur obligimi i të gjitha subjekteve politike në Qeveri u tha nga ambasadori i Italisë, Karlo Romeo në takimin e sotëm me kryeministrin Oliver Spasovski.

Bashkarisht u konstatua, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, se nevojiten angazhime të qarta nga të gjitha subjektet politike për realizim të plotë të procesit të integrimeve në NATO, për riafirmim të dialogut, që mund të kontribuojë drejt marrëveshjes për ligjin për prokurori publike, edhe pse ky ligj nuk është kusht për eurointegrimet, si dhe për respektim të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Prespës që i hapi integrimet drejt NATO-s dhe BE-së.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se periudha deri në zgjedhje është posaçërisht e rëndësishme, duke i marrë parasysh pritjet për anëtarësim të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe për funksionalitet të institucioneve sipas standardeve të vendosura demokratike dhe evropiane, në prag të Samitit të BE-së në Zagreb dhe hapit të pritur në eurointegrime.

Please publish modules in offcanvas position.