Grupet e punës takohen për Ligjin e Prokurorisë

Grupet e punës nga pushteti dhe opozita maqedonase duhet të kenë takim deri në fund të kësaj jave për Ligjin për Prokurori Publike kurse ekipi i ekspertëve i OBRM-PDUKM-së duhet t’i dorëzojnë propozimet dhe vërejtjet e tyre ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret përkrahje nga të gjithë deputetët duke theksuar se miratimi i ligji varet nga vullneti i partisë opozitare.

Për takimin e dakorduar deri në fund të kësaj jave njoftoi deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë për shtyp, pas takim të pardjeshëm Bojan Mariçiq nga LSDM dhe Timço Mucunski nga OBRM-PDUKM,. ku u bisedua për zgjidhjet e mundshme për Ligjin për Prokurori Publike.